Kombet e Bashkuara kanë dërguar ndihmë humanitare për banorët e qytetit sirian Idlib ndërsa bëhet fjalë për autokolonë prej 17 kamionëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç lajmëroi gazetari i AA-së nga Hatay, autokolona me ndihma humanitare ka kaluar në territorin e Sirisë përmes vendkalimit kufitar Cilvegozu.
Mësohet se kjo ndihmë humanitare gjatë disa ditëve të ardhshme do t’u shpërndahet banorëve brenda dhe rreth qytetit të Idlibit.
Idlibi është enklava më e madhe nën kontrollin e opozitës në Siri. Në shtator të vitit të kaluar me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë në Soçi u arrit marrëveshje për armëpushim në Idlib dhe u vendosën zona të sigurisë për civilët.
Në pajtim me marrëveshjen, forcat opozitare në tetor tërhoqën armatimin e rëndë nga rajoni ndërsa forcat lojale të regjimit të Asadit kryen një varg sulmesh artilerike dhe ajrore në këtë rajon.
Rrjeti për të drejtat e njeriut në Siri (SNHR) në raportet e fundit theksoi se gjatë sulmeve të regjimit nga fillimi i vitit në Idlib janë vrarë së paku 68 ndërsa janë plagosur 260 civilë.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...