Gazetarja turke, Sedef Kambas, u arrestua dhe u dërgua në paraburgim për “fyerje të presidentit”, pasi tha një fjalë të urtë në televizion që u interpretua se i referohej presidentit Erdogan.
“Ka një fjalë të urtë të njohur që thotë se koka e kurorëzuar bëhet më e mençur. Por ne shohim që kjo nuk është e vërtetë. Kau që hyn në pallat nuk bëhet mbret, por pallati bëhet stallë”, tha gazetarja e njohur në Turqi, në rrjetin televiziv Tele1.
Gazetarja u arrestua gjatë natës në shtëpinë e saj në Stamboll, u mor në pyetje dhe u la në paraburgim, tha sot avokati i gazetares, Ugur Poiraz.
“Arrestimi i Sedef Kampa për ‘fyerje të presidentit’ është një shkelje serioze e së drejtës për lirinë e shprehjes,” komentoi Sindikata e Gazetarëve Turke (TGS).
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...