Vetëm 10 nga 36 spitale janë ende funksionale në Rripin e Gazës, pasi spitali al-Amal në Khan Yunis doli jashtë funksionit të martën, sipas një deklaratë të drejtorit të përgjithshëm të OKB-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Forcat izraelite rrethuan spitalet al-Amal dhe Nasser në fillim të kësaj jave, ndërsa kishin rrethuar gjithashtu spitalin al-Shifa në qytetin e Gazës, më i madhi në Rripin e Gazës”, tha ai.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se një nga anëtarët e stafit të saj u vra kur tanket izraelite u tërhoqën papritur nga zonat përreth dy spitaleve mes bombardimeve dhe të shtëna me armë zjarri.
“Edhe një herë, OBSH bën thirrje për përfundimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj spitaleve në Gaza dhe bën thirrje për mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë, pacientëve dhe civilëve”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës./abcnews.al
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026