Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon rritje të rasteve me Covid pas pushtimit rus në Ukrianë.
“Disa nga vullnetarët tanë u infektuan me Covid ndërsa ndihmonin në menaxhimin e refugjatëve në kufi ose në qendrat e refugjatëve. Dhe për shkak se si në Moldavi ashtu edhe në Ukrainë shkalla e testimeve është e ulët, kjo do të thotë që pandemia është në vazhdim”, tha Constanta Dohotaru, një aktiviste e përfshirë në krizën e refugjatëve ukrainës që kanë shkuar në Moldavi, transmeton portal arbresh.info
Shkalla e vaksinimit kundër Covid në Moldavi është rreth 29 përqind, ndërsa në Ukrainë rreth 34%.
Në një konferencë shtypi të mërkurën, zyrtarët në Organizatën Botërore të Shëndetësisë thanë gjithashtu se ndërsa pandemia vazhdon, lufta në Ukrainë do të ndihmojë në përhapjen e koronavirusit.
Maria Van Kerkhove, drejtoresha teknike e OBSH-së për Covid, ka deklaruar se OBSH do të punojë me vendet që pranojnë refugjatë për të siguruar që testimet dhe vaksinimet për Covid-19 të vazhdojnë.
Deri më tani më shumë se 2 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina e shkatërruar nga lufta, ku shumica kanë shkuar në Poloni./arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë