Organizata Botërore e Shëndetësisë e autorizuar nga Abbott Laboratories ka miratuar testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit, për përdorim emergjent.
Bëhet e ditur se testi PCR në kohë reale mundëson zbulimin e ADN-së së virusit mpox nga lezionet e lëkurës njerëzore, ka njoftuar OBSH duke shtuar se ai ishte krijuar për t’u përdorur nga personeli i trajnuar i laboratorit klinik, shkruan Reuters.
“Ky test i parë diagnostikues mpox i renditur nën procedurën e Listës së Përdorimit Emergjent përfaqëson një moment historik të rëndësishëm në zgjerimin e disponueshmërisë së testimit në vendet e prekura”, tha Yukiko Nakatani, ndihmës drejtori i përgjithshëm i agjencisë për qasjen në ilaçe dhe produkte shëndetësore.
Një zëdhënës i Abbott tha se kompania “aktualisht ka testin Alinity m mpox në inventar dhe do të punojë me klientët për nevojat e tyre të testimit”.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...