Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur e shqetësuar për furnizimet me oksigjen medicinal në Ukrainë, duke paralajmëruar se shumica e spitaleve mund të mbeten pa të brenda 24 orëve.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Dr Hans Kluge bënë thirrje për një kalim të sigurt për furnizimet, duke marrë parasysh korridorin logjistik përmes Polonisë, raporton “The Guardian” transmeton arbresh.info
Ata thanë: “Kamionët nuk janë në gjendje të transportojnë furnizime me oksigjen nga fabrikat në spitale në të gjithë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Kiev. Shumica e spitaleve mund të shterojnë rezervat e tyre të oksigjenit brenda 24 orëve të ardhshme. Disa tashmë kanë mbaruar. Kjo vë në rrezik mijëra jetë.” /arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...