Organizata Botërore e Shëndetësië, ka deklaruar se nuk ka plane për të ndryshuar udhëzimet e saj, duke rekomanduar maskat e fytyrës kur përhapen variante të reja të koronavirusit, sepse llojet e mutuara transmetohen në të njëjtën mënyrë.
Gjermania dhe Austria i kanë bërë maskat mjekësore të detyrueshme në transportin publik dhe në dyqane , duke lejuar vetëm maska kirurgjikale ose FFP2, ndërsa maskat me material tekstili janë ndaluar, transmeton portali arbresh.info
Vendimi ka ardhur mes shqetësimeve mbi kërcënimin e paraqitur nga përhapja e shpejtë e mutacioneve të reja të virusit.

Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike e OBSH-së Covid-19, tha se disa nga variantet e reja “mund të kenë rritur transmetueshmërinë”, por që nga studimet në Britani dhe Afrikën e Jugut të mutacioneve të zbuluara atje, “ne nuk kemi asnjë tregues se mënyrat e transmetimit ka ndryshuar. Përhapet në të njëjtën mënyrë “.
OBSH këshillon që maskat nga tekstili të lejohen të përdoren nga publiku i gjërë, nën moshën 60 vjeç dhe të cilët nuk kanë kushte themelore shëndetësore.
Ndërkohë rekomandon maska mjekësore për punonjësit shëndetësorë në mjediset klinike; çdokush që nuk ndihet mirë, duke pritur rezultatet e testit Covid-19 ose që ka pozitivitet; dhe njerëzit që kujdesen për një rast të dyshuar ose të konfirmuar./arbresh.info/
Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...