Organizata Botërore e Shëndetësisë “e ka lëshuar herët alarmin” për koronavirus, por trajtimi i pandemisë do të hetohet në mënyrë të pavarur, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai e mbrojti përgjigjen e organizatës së tij ndaj koronavirusit ngjitës, duke thënë se u ka dhënë vendeve paralajmërime, udhëzime dhe këshilla të bollshme.
“OBSH-ja e ka lëshuar alarmin herët dhe shpesh”, tha Tedros në një fjalim para Asamblesë Botërore të Shëndetësisë.
Megjithatë, ai e mirëpriti një rezolutë të propozuar, me nismën e Bashkimit Evropian, për të rishikuar përgjigjen e OBSH-së, duke thënë se ajo duhet të përfshijë “të gjithë aktorët, me mirëbesim”.
Duke pranuar se “ka pasur mësime që janë mësuar”, Tedros tha se do të nisë një hetim të pavarur të përgjigjes së OBSH-së sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Do të inicioj një vlerësim të pavarur, në momentin e parë të duhur, për të shqyrtuar përvojën e fituar dhe mësimet e marra, si dhe për të bërë rekomandime, për të përmirësuar gatishmërinë dhe përgjigjet kombëtare dhe globale ndaj pandemisë”, tha Tedros.
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar OBSH-në për keqmenaxhim të krizës dhe, për rrjedhojë, kanë ndërprerë fondet për të në muajin prill.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se OBSH-ja “ka qenë e përqendruar rreth Kinës” dhe se Kina duhet të përballet me pasoja nëse ka qenë “me vetëdije përgjegjëse” për pandeminë./REL/
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...