Obama komentoi në faqen e “Humans of New York”

10:20 | 5 Shtator 2015
M. A.

“Humans of New York”, është një faqe që fillimisht në nëntor të vitit 2010 ishte vetëm një faqe Facebooku.

Tashmë “Humans of New York”, është një libër shumë i shitur, i cili paraqet portrete njerëzish në rrugë dhe intervista të mbledhura, transmeton Klan Kosova.

Nga New Yorku, në kërkim të historive kreatori i kësaj faqe Brandon Stanton ka shkuar në Iran.

Në këtë javë, ai kishte postuar një fotografi të një burri me djalin e tij përkrah.

Si gjithmonë poshtë fotografisë, ishte e shkruar një histori e thënë nga vetë personazhi.

Shpeshëherë fotografitë dhe historia poshtë saj, marrin shumë pëlqime dhe komente.

Por këtë herë, kjo historia e djalit dhjetë vjeçar nga Irani, u komentua nga i parë i ShBA-ve, Barack Obama.

Kjo është historia që burri nga Irani vendosi ta ndajë me botën.

“Sot është ditëlindja e tij e dhjetë. Ai është vërtetë një djalë shumë i ndjeshëm”.

“Ai pëlqen shumë që ti ndihmojë të tjerëve në problemet e tyre”.

“Një herë kur ai ishte vetëm pesë vjeçar, ai erdhi me mua deri në dyqan për të blerë kajsia të frekëta”.

“E lashë që ta mbante qesën deri në shtëpi”.

“Gjatë tërë rrugës ai ecte pak prapa meje”.

“Pas pak i thashë që të më jepte një kajsi. ‘Nuk mundem’, ma ktheu ‘I dhashë të gjitha’.

“Që nga ai moment e kuptova që jam duke e rritur një njeri human”, kishte shkruar personazhi për Humans of New York.

humans2

 

President Obama u prek shumë nga dedikmi që i kishte bërë babai të birit, dhe me llogarinë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në Facebook kishte shkruar kështu:

“Çfarë historie inpiruese”.

“Një prej gjërave më të mira për një prind është të shoh që vlerat për të cilat ju si prind keni punuar që ti rrënjosni tek fëmijët e juaj, fillojnë që të manifestohen me veprimet e tyre”.

“Shpresojë që ky djalosh nuk do e humbas kurrë dëshirën për t’i ndihmuar të tjerëve”.

“Kurse unë do të vazhdojë të bëjë çdo gjë që mundem, që ta shndërrojë këtë botë në një vend ku ky djalosh dhe secili fëmijë tjetër sikurse ai të mund të jetojnë dhe ta realizojnë potencialin e tyre plotësisht”.

“(Dhe nëse ndonjëherë e takojë atë, shpresojë që të ma ruaj një kajsi”, ishte komenti i Obamës.

Shpërndaje në rrjete sociale