Presidenti amerikan, Barack Obama ka deklaruar se për të arritur qëllimin e zhvillimit të qëndrueshëm në të gjithë botën ai do të përpiqet gjatë dhe pas periudhës së tij si president, raporton Anadolu Agency (AA)
Obama në Samitin për Zhvillimin e Qëndrueshëm të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka tërhequr vëmendjen në problematikat si varfëria në mbarë botën, uria dhe sëmundjet. Ai në lidhje me vdekjet foshnjorë në mbarë botën u shpreh se: “Ende sot prania e vdekjeve të fëmijëve është një turp moral, një padrejtësi e madhe”. Ndërsa në lilidhje me krizën e refugjatëve ka pohuar se vendet duhet të tregojnë më shumë përpjekje për ti strehuar.
Presidenti i SHBA-së ka vënë në dukje se aktualisht në të gjithë botën ndodhen 800 milionë meshkuj, femra dhe fëmijë të cilët përpiqen të jetojnë nën koston me 1.25 dollarë në ditë dhe se çdo ditë qindra femra humbin jetën teksa lindin fëmijë. Obama ka shtuar më tej se: “Kemi ende për të bërë. Ato që kemi kryer nuk janë përfunduar në asnjë vend. Në një mjedis ku çdo minutë humbin jetën 11 meshkuj dhe femra nga sëmundje të parandalueshme ne kemi ende shumë për të bërë”.
Gjithashtu ka shtuar më tej se teksa në njërën anë këto vështirësi vazhdojnë, në anën tjetër kryhen investime në shëndetin e pullatës, dhe ka theksuar se mund ta thyejnë ciklin e varfërisë. Obama duke vënë në dukje se afërsisht më shumë 1 miliardë njerëz kanë shpëtuar nga kufiri i varfërisë u shpreh se: “Kur bota u bashkua në mënyrë unike, shkalla globale e urisë u zvogëlua”.
Duke tërhequr vëmendjen se vendet kur shpenzojnë më shumë kohë dhe para për popullin e tyre dhe kur përpiqen më shumë mund të parandalohen ndërhyrjet ushtarake, Obama ka theksuar se luftërat në përgjithësi shkaktohen nga menaxhimi i dobët i qeverive. Ai u shpreh më tej se për shkak të luftës në Siri sot “po përballemi me krizën më të madhe të refugjatëve pas Luftës së Dytë Botërore” dhe gjithashtu u shpreh se vendet duhet të tregojnë më shumë përpjekje për të strehuar refugjatët.
Obama duke vënë në dukje se SHBA është vendi donator i vetëm që jep ndihmën më të madhe për zhvillim duke përfshirë edhe shëndetësinë u shpreh më tej se: “Unë sot shpreh se jam i vendosur në angazhimin që Shtetet e Bashkuara të arrijnë qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Edhe gjatë edhe pas detyrës sime si president unë do të vazhdoj të luftoj si në SHBA ashtu edhe në mbarë botën për të krijuar mundësitë për arsimin, banesat, shërbimet shëndetësore, krijimin e mundësive të punësimit si dhe reduktimin e pabarazisë në të ardhurat. Sepse kjo nuk është vetëm çështje e politikanëve, por çështje e jona e të gjithëve”.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...