Pas shembjes në minierën e thëngjillit në shtetin federal indian Meghalaya, shkaktuar nga përmbytjet e muajit të kaluar, është nxjerrë kufoma e njërit prej 15 minatorëve të bllokuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat indiane njoftojnë se trupi është nxjerrë 35 ditë pas shembjes në minierë, në East Jaintia Hillsu.
Kufoma është gjetur me ndihmë të pajisjeve bashkëkohore, ndërsa pjesëtarët e marinës e nxorën nga thellësia prej 50 metrave.
Aktaulisht janë duke u kërkuar edhe 14 personat e tjerë.
Presidenti i Drejtorisë së Situatave të Emergjencave Meghalaye Kyrmen Shylla në fund të muajit të kaluar njoftoi se përmbytjet e 13 dhjetorit çuan në shembjen e minierës dhe se operacionet e shpëtimit të minatorëve të bllokuar u penguan nga një nivel i lartë i ujit.
Autoritet përkatëse kanë ngritur hetim për minierën e cila është marrë me gërmime pa lejen e nevojshme.
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...