
PICTURE EXCLUSIVE The sixth Wild Boar schoolboy being transferred to a Thai Military helicopter after being rescued from the Tham Luang Cave in the Tham Luang Forest Park near Mae Sai, Thailand on July 09 2018.
Anëtari i nëntë i ekipit tajlandez të futbolli i bllokuar në shpellë është nxjerrë, pas rreth gjashtë orë përpjekjeje, raporton Reuters.
Një ambulancë është parë duke u larguar nga vendi i ngjarjes që është para shpellës, me zyrtarët që kanë konfirmuar shpëtimin e parë, transmeton portali arbresh.info.

Misioni sfidues për të shpëtuar katër djemtë e fundit dhe trajnerin e tyre, të cilët kanë ngecur prej 18 ditësh nisi këtë mëngjes.
Guvernatori që po udhëheqë misionin e shpëtimit tha se operacioni i sotëm pritet të jetë më i vështirë, për shkak të numrit më të madh të njerëzve për të shpëtuar, por që priste të nxirreshin të gjithë sot, transmeton portali arbresh.info.
Ekipet e shpëtimit janë të vendosur të nxjerrin të gjithë djemtë dhe trajnerin nga shpella e Chiang Rai, në veri të Tajlandës, para se shirat monsune të bëjnë evakuimin e pamundur.

Dy nga tetë djemtë e shpëtuar janë duke u trajtuar për sëmundje të mushkërive, kurse gjashtë të tjerët kanë hipotermi, thotë një doktor tajlandez./Arbresh.info/


Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...