8 trupat e pajetë të anëtarëve të ekuipazhit të avionit ukrainas janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes, pasi avioni u rrëzua të shtënën mbrëma në Kavalla të Greqisë.
Në spitalin në Komotini ekspertët kanë ekzaminuar trupat e pajetë të anëtarëve të ekuipazhit. Më pas, trupat iu dorëzuan përfaqësuesve diplomatikë të Ukrainës në Greqi.
Shkaku i rrëzimit të avionit ende nuk dihet.
Ndërkohë zëdhënësi i zjarrfikësve, Janis Artofios, më herët tha se gjatë hetimit të kryer në vendin e rrëzimit të avionit nuk janë gjetur materiale të rrezikshme.
Avioni, që ishte nisur nga Nishi i Serbisë, kishte anëtarë të ekuipazhit ukrainas. Avioni i cili u tha se po bartte armë serbe për në Bangladesh, u rrëzua në orët e vona të së shtunës.
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se avioni ishte në pronësi të kompanisë “Meridian” nga Ukraina, po transportonte 11.5 tonë armë që ishin nisur nga Serbia për në Bangladesh. /euronews.al/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...