Duke u adresuar në një konferencë për media, komisioneri i Policisë në Zelandën e Re, Mike Bush tha se një trup tjetër është akoma në ujërat afër ishullit.
Policia e Zelandës së Re njoftoi sot se kanë nxjerrë 6 kufoma në afërsi të Ishullit të Bardhë, ku si pasojë e shpërthimit të vullkanit humbën jetën 16 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Procesi i tërheqjes së trupave nuk ka mbaruar”, tha Bush.
Policia tha se 25 nga 30 të plagosurit ende janë në gjendje kritike.
Shkencëtarët e Zelandës së Re paralajmëruan për shpërthim tjetër të mundshëm në vullkanin më aktiv të Zelandës së Re.
Viktimat ishin turistë nga Australia, Britania e Madhe, Kina, Gjermania, Zelanda e Re, Malajzia dhe SHBA.
Vullkani për herë të fundit ka shpërthyer në vitin 2001.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...