Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali për një ditë ka shkuar në 345, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2,503, deklaron Agjencia e Mbrojtjes Civile.
Sipas mediave të huaja, numri i përgjithshëm i rasteve nga virusi në Itali ka shkuar në 30 mijë, nga 27 mijë që kur u raportua nga dita e djeshme, me një përqindje prej 12.6, që konsiderohet si shkalla më e ngadaltë në rritje, prej se u shfaq virusi më 21 shkurt në Itali.
Raportohet se Italia është vendi evropian më i goditur nga koronavirusi.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e ka përshkruar pandeminë e koronavirusit si përcaktimin e krizës globale shëndetësore të kohës sonë dhe u bëri thirrje vendeve të testojnë të gjitha rastet e dyshuara të COVID-19.
Në nivel global, virusi ka infektuar pothuajse 180,000 persona, ndërsa 7,000 të tjerë kanë ndërruar jetë. Sipas OBSH-së, 80 mijë persona janë shëruar. /Telegrafi/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...