Numri global i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur në 150,000, pasi numri i të vdekurve ishte me qindra në vendet më të prekura në Europë.
Sipas të dhënave të publikuara në Universitetin e SHBA Johns Hopkins, numri i vdekjeve në të gjithë botën është 158,202, njofton Klan Kosova.
Në Spanjë numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit mbi 20,000 të shtunën, sipas shifrave të fundit të autoriteteve shëndetësore.
Gati 40% e të gjithë pacientëve për koronavirus nëpër spitale tani janë larguar pas shërimit.
Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar 888 vdekje të reja në 24 orët e fundit të shtunën, pasi numri i përgjithshëm i njerëzve humbën betejën me virusin arriti në 15,000.
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve