Numër i madh pengjesh mbahen të izoluar në Kabul

20:22 | 11 Tetor 2016
M. A.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kabulit Sediq Sediqi tha se tre njerëz të armatosur kanë sulmuar faltoren më të madhe Shiite në Kabul dhe kanë marrë peng një numër njerëzish ende të pa ditur për organet.

Ai tha se njeri nga të armatosurit është qëlluar për vdekje, ndërsa 18 persona janë lënduar dhe  kanë kërkuar ndihmë në spital transmeton arbresh.info.

Për shkak të festes së Ashoura-s që do të mbahet të mërkurën, gjatë tërë janë bërë shumë grumbullime të njerëzve të cilat janë shfrytëzuar nga grupet terroriste, për të cilën gjë kishte paralajmëruar edhe policia./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale