Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha se do të shkojë në Milwaukee, Wisconsin, të dielën siç ishte planifikuar pasi fillimisht konsideroi shtyrjen e udhëtimit të tij pas atentatit .
“Bazuar në ngjarjet e tmerrshme të djeshme, unë do ta shtyja udhëtimin tim në Wisconsin dhe Konventën Kombëtare Republikane, me dy ditë, por sapo vendosa që nuk mund të lejoj që një ‘gjuajtës’ ose vrasës i mundshëm, të detyrojë ndryshimin e orarit, apo ndonjë gjë tjetër”, shkroi ai.
Prandaj, unë do të nisem për në Milwaukee, siç ishte planifikuar, në orën 15:30 SOT. Faleminderit! DJT”, shtoi Trump në Truth Social.
Postimi i ish-presidentit vjen pasi kryetari i Partisë Republikane të Wisconsin, Brian Schimming tha se nuk ka ndryshime të mëdha që po bëhen në orarin e Konventës Kombëtare Republikane, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...