Shtetet e Bashkuara kanë vendosur veton ndaj një draft-rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën Izrael-Hamas, duke bllokuar kështu kërkesën për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.
Gjithashtu, SHBA-ja ka shtyrë këtë këshill me 15 anëtarë që të miratojë një armëpushim të përkohshëm, lidhur me lirimin e pengjeve të mbajtura prej Hamasit.
Kjo është hera e tretë që SHBA vendos veton ndaj një rezolute të ngjashme, prej nisjes së luftimeve më 7 tetor të vitit të kaluar.
“Kërkesa për një armëpushim pa kushte, pa ndonjë marrëveshje që i kërkon Hamasit t’i lirojë pengjet, nuk do të rezultojë me paqe të qëndrueshme. Në fakt, mund t’i zgjasë luftimet në mes të Hamasit dhe Izraelit”, ka thënë Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield.
Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se rreth 29.000 palestinezë janë vrarë prej nisjes së ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në Gazë./abcnews.al
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë
Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...