Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka hedhur poshtë planet e supozuara për ta bërë ish-republikën e tij sovjetike pjesë të Rusisë.
“Nuk jemi edhe aq budallenjë sa të përdorim metoda të vjetra me Vladimir Putinin. Ne po themi se po ndërtojmë një unitet të tillë midis dy shteteve të pavarura që njerëzit do të mësojnë nga ne”, tha ai gjatë një vizite në qytetin rus, Vladivostok, transmeton portal arbresh.info
Putini është akuzuar vazhdimisht se dëshiron të rindërtojë Bashkimin Sovjetik, i cili u shpërbë 30 vjet më pare, megjithatë, ai vazhdon të hedhë poshtë këto pretendime.
Shumë njerëz në të dy vendet, të cilat tashmë po ndërtojnë një aleancë, gjithashtu kanë frikë se Rusia mund të aneksojë Bjellorusinë, e cila është plotësisht e varur ekonomikisht prej saj.
Me ftesë të Putinit, Lukashenko ndodhet aktualisht në Lindjen e Largët të Rusisë, në bregun e Paqësorit.
Bjellorusia është treguar mbështetëse në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Që nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të vitit 2020, në të cilat Lukashenko e shpalli veten fitues mes shumë parregullësive zgjedhore të gjetura nga vendet perëndimore, Minsku është bërë gjithnjë e më i varur nga Moska. Bjellorusia tani është pothuajse plotësisht e izoluar ndërkombëtarisht dhe financiarisht, por edhe ushtarakisht është e varur nga Rusia./arbresh.info/
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...