Shefi rus i Diplomacisë, Sergei Lavrov deklaroi sot se kujdesej që të mos e kishte me vete smartfonin e tij, kur negocionte për dosje të rëndësishme, për të evituar që të përgjohej nga CIA.
Ministri rus i Punëve të Jashtme, i zakonshëm në negociatat për dosie ndërkombëtare të komplikuara, si lufta në Siri, konflikti ukrainas apo më parë programi bërthamor iranian, ishte marrë në pyetje pas publikimeve të “Wikileaks” për një program priateria të CIA-s që mundësonte për shembull transformimin e një smartfoni ose televizori në një pajisje përgjimi.
“Personalisht, përpiqem që të mos e kem me vete telefonin kur kam negociata që kanë të bëjnë me çështje delikate”, deklaroi Lavrov gjatë një konference për shtyp me homologun e tij gjerman, Sigmar Gabriel.
“Dhe për momentin, kjo më ka mundësuar që të mos gjendem në ndonjë situatë të pakëndëshme”, shtoi shefi rus i diplomacisë.
“Piratët e CIA-s mund të hyjnë në smartfonë, televizorë, por gjithashtu, kam dëgjuar, edhe në frigoriferë, për të krijuar probleme në rrjetet elektrike”, ka ironizuar ai më pas.
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...