Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg shprehu sot keqardhje që kufijtë e jashtëm të hapësirës Shengen kishin rënë duke kërkuar më shumë kontroll për të frenuar imigracionin klandestin.
Solberg, konservatorja që qeveris me Partinë e Progresit, një parti kundër imigracionit duke përfshirë këtu dhe sirianët, u shpreh në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrat e katër vendeve të tjera nordike në residencën e kryeministrit danez, Marienborg.
“Sfida për rajonin nordik nuk është e brendshme, por është fakt që kufijtë e jashtëm të Shengenit po bien. Ne duhet tashmë të sigurohemi që këto kufij të jashtëm të funksionojnë”, deklaroi ajo.
Norvegjia, jo anëtare e Bashkimit Evrropian, bën pjesë në hapësirën Shengem dhe e kontrollon vetë një kufi të jashtëm, me Rusinë, nga i cili kanë hyrë më shumë se 250 refugjatë sirianë të ardhur këtë vit.
Kryeministri suedez, social-demokrati, Stefan Löfven, theksoi se të gjithë ata që kanë të drejtë për azil duhet ta marrin. Ata që nuk kanë të drejtë duhet të rikthehen.
Kryeministri danez, liberali Lars Løkke Rasmussen, u shpreh dakord me këtë propozim të fundit duke u shprehur se ata që nuk kanë nevojë për mbrojtje duhet të rikthehen sa më shpejt të jetë e mundur.
Kryeministri danez, liberali Lars Løkke Rasmussen, u shpreh dakord me këtë propozim të fundit duke u shprehur se ata që nuk kanë nevojë për mbrojtje duhet të rikthehen sa më shpejt të jetë e mundur.
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...
Tentohet për herë të dytë t’i vihet flaka restorantit në Pri...
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Leposa...
Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...