Shërbimi norvegjez kundër spiunimit ka arrestuar një burrë që ka punuar në një projekt kërkimor universitar të Norvegjisë, nën dyshimet se është spiun rus.
Burri është arrestuar në qytetin Tromsoe më 24 tetor, ka thënë transmetuesi publik NRK, duke cituar Policinë norvegjeze.
Burri ka arritur në Novegji më 2021, duke u prezantuar si shtetas i Brazilit, mirëpo shërbimet norvegjeze të sigurisë besojnë se ai është rus.
Ky burrë, që nuk është identifikuar, përbën “kërcënim për interesat thelbësore” të Norvegjisë, vend anëtar i NATO-s, andaj duhet të dëbohet, kanë thënë autoritetet.
Shërbimet e sigurisë janë të shqetësuara “se ai mund të ketë siguruar informacione për politikat e Norvegjisë në rajonin verior, dhe Norvegjia nuk dëshiron që ky informacion të jetë në duart e rusëve”.
Avokati i të arrestuarit, ka thënë se klienti i tij mohon çdo keqbërje.
Ai do të qëndrojë në paraburgim për katër javë.
Tromsoe gjendet në veri të Norvegjisë dhe është qindra kilometra larg kufirit me Rusinë.
Sipas autoriteteve të sigurisë, ky burrë ka tentuar të paraqesë veten në Norvegji sipas një identiteti të rremë.
Ai ka marrë pjesë në studimet për luftë hibride.
Unversiteti Arctis i Norvegjisë ka thënë përmes një deklarate se personi i arrestuar ka qenë “ligjërues mysafir” në këtë institucion.
Norvegjia së fundi ka akuzuar një shtetas rus se ka nisur dron mbi territorin norvegjez si dhe ka ndaluar disa rusë, nën akuzat se kanë fotografuar ilegalisht disa zona të ndjeshme./rel/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...