Gratë hakere janë të pakta, por që ekzistojnë, kjo është e sigurtë. Më e komplikuar është të kuptosh nëse dikush nga ato bën pjesë tek skuadra e piratëve informatikë të Vladimir Putin, të akuzuar si dora e gjatë e Kremlinit për të influencuar zgjedhjet amerikane dhe për të çorientuar opinionin publik.
Kështu, teksa tensioni ndërkombëtar mbi sigurinë kibernetike rritet, në rrjetet sociale kanë nisur të dalin “legjendat” e para. Rasti i parë që po diskutohet në këto orë është ai i Alisa Shevchenko.
E pranishme në Twitter me profilin @badd1e, asaj i atribuohet “Zorsecurity”, një kompani e specializuar në sigurinë informatike e sanksionuar nga presidenti Obama pasi konsiderohet si vegël e GRU-së, shërbimi ushtarak rus.
Alisa konsiderohet nga analistët një “yll” i luftës kibernetike, por ajo vetë, në një intervistë me email për “The Guardian” ka mohuar që të veprojë për llogari të Putin.
Pasi i thotë gazetës se po shkruan nga një fshat pak orë larg Bangkokut, në Tajlandë, Alisa shprehet se çështja e hakerimit rus po gjeneron një “kuotë të lartë histerie nëpër botë”.
Sipas vajzës, e re në moshë por që për të cilën dihen fare pak detaje, amerikanët po gabojnë dhe po e fryjnë rolin e hakerave rusë.
Megjithatë, kur pyetet nga gazeta nëse supozimet e inteligjencës amerikane gabohen kur akuzojnë “Fancy Bear”, një grup hakerësh rusë, Alisa devijon dhe nuk përgjigjet.
Betejën me “The Guardian” ajo e vijon në Twitter. “Gazetës, që më pyet se cilat janë tani prioritetet e mia i them: Të marr pak LSD (një lloj droge) dhe të eci në një park kombëtar pa u shqetësuar për sigurinë”, thotë Alisa.
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici