Google ADS

Një ushtar rus flet për gënjeshtrat e Putinit në Ukrainë (foto)

20:39 | 5 Mars 2015
Arbresh.info

Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur poshtë akuzat e Ministrit të Jashtëm amerikan John Kerry për luftë në lindje të Ukrainës, duke argumentuar se në pellgun e Donets shkojnë vetëm vullnetarë dhe “ushtarë në pushim” në mënyrë që të ndihmojnë separatistët në luftën për pavarësi nga Kievi.

vojnik

Një ushtar i plagosur rus me numrin e identifikimit 2609000, është në spital në Donetsk, ku është duke u trajtuar për djegie të rënda. Njëzet vjeçari  Dorzi Batomunkujev i takon Brigadës së Pestë Tankiste prej Ulan Ude, kryeqyteti i republikës ruse të Buryatia në juglindje të Siberisë. Sipas hulumtimit të gazetës ruse “Novaya Gazeta”, në qershor 2014 ai nënshkroi një kontratë tre-vjeçare.

“Në Lohvinova është zhvilluar betejë e madhe me tanke, unë godita nje tank dhe shpërtheu. Tanku i dytë na goditi. Ndjeva një zhurmë shurdhuese “, thotë Batomunkujev.

“Hapa sytë dhe pashë zjarrë dhe dritë verbuese. U përpoqa ta hapi kapakun e tankut, por nuk munda. Kam menduar, “ky është fundi, do të vdes. 20 vjet dhe kaq!? ”

E shpëtoi instinkt i lindur për të mbijetuar. “Ndjeva se mund të lëvizi, nëse un levizi, unë jam gjallë. Nëse unë jam i gjallë, mund të iki. Përsëri  u përpoqa për të hapur derën. Këtë herë u hap. Rrëshqita nga tanku, rashë në tokë, fytyra ime ishte djegur. Në mënyrë që të shuajë zjarrin, u futa  në dëborë. Kur u përpoqa ta heq përkrenaren time, pashë copa të lëkurës në grusht … “, kujton ai.

Miqtë e sollën atë gjysmë i vdekur e futën në një makinë ushtarake dhe çuan atë në spital, ku ai rimori vetëdijen të nesërmen.

Ai tani është në kujdesin intensiv dhe përshkruan pa rezerva se si arriti në Ukrainë.

Ndërsa ai ishte në shërbim të rregullt ushtarak, në tetor 2013 ai u transferua në Rostov-mbi-Don. Eprorët kanë përmendur disa manovra, por ushtarët e dinin se për çfarë është çështja, veçanërisht kur shenjat e mbi tanket janë pikturuar: të shkojmë në Ukrainë. Hoho (term nënçmues për ukrainasit) bombë, duke përsëritur vullnetarët e tyre më me përvojë.

Përgatitjet për manovrim zgjatën tre muaj dhe kanë qenë shumë të vështira.

Në shkurt erdhi urdhri për të kaluar në fron. Në rrugën për në destinacion na bekonin njerëz të të gjitha moshave, duke u kryqëzuar. Ushtarët e njësisë, të cilët janë kryesisht nga fiset Mongole Buryats dhe budistët, ishin mjaft të kënaqur.

Pas kalimit të kufirit Qëllimi i parë ishte Donetsk. Në radio ushtarët dëgjonin për një diskutim nëse ka trupa ruse në Ukrainë. “Të gjithë ishin duke thirrur jo, jo, jo. Por ne ishim aty: 300 ushtarë nga Ulan Ude. Batalioni ynë kishte 31 tanke “, thotë Batomunkujev.

Njësia e tij mori pjesë në rrethimin e qytetit Debaltseve, të cilin separatistët kishin plan për të marrë, pavarësisht armëpushimit të dakorduar në Minsk.

 

vojnik 2

“Dua përsëri të shkoj në peshkim dhe gjueti”

“Ne u urdhëruam për të vrarë. Unë kam një tank të madh, T-72B, i cili ishte i përshtatshëm për operacionet e natës. Goditëm të gjitha objektivat tona por nuk kemi vrarë civilë “, thotë Batomunkujev dhe më pas shton një reflektim të shkurtër:

“Natyrisht unë nuk jam krenar për atë që kam bërë. Për vrasje dhe shkatërrim nuk mund të ndihem krenar. Por pastaj përsëri unë mendoj se kjo ishte e gjitha për hir të paqes, për civilët, fëmijët, të moshuarit. ”

Megjithatë, e gjithë kjo më frikëson. “Ju e kuptoni se në anën tjeter ka njerëz si ne, njerëz të gjakut dhe mishit. Por, ata janë armiq të cilët vranë të pafajshëm dhe që nuk mund të jetojnë pa luftë. Për shembull, siç janë mercenarët nga Polonia. ”

“A i keni parë mercenarët nga Polonia në Ukrainë”, pyet një gazetar me mosbesim. “Jo, por na u tha se kishte” përgjigjet Batomunkujev.

Kur u pyetën se çfarë ai mendonte për Putinin, ka thënë: “Ai është një njeri i rrezikshëm, është e qartë. Është i zgjuar për faktin se si po e gënjen tërë boten se nuk ka ushtarë “.

“ Lufta u bë e pashmangshme kur Ukraina u kthye nga BE dhe NATO”, tha ai.

Në vizionin e tij të çrregullt ka vetëm një armik të botës.  Amerika që dëshiron të pushtojë Rusinë.

Ai thotë se parashikon një kohë kur nuk do të ketë më luftë. “Unë kam një vilë në liqenin Baikal, ai është qyteti më i bukur në botë. Unë dua të shkoj atje përsëri. Dua të shkoj në peshkim dhe gjueti “thotë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale