Prokurorët polakë kanë akuzuar një burrë tunizian për vrasje gjatë një sulmi me thikë, sulm i cili më pas ndezi një protestë në qytetin veri-lindor të Elk.
Sulmi i të dielës ku mbeti i vrarë një 21-vjeçar polak, i identifikuar si Daniel R, ka ngjallur zemërim të madh te vendasit, transmeton arbresh.info.
Hetuesit besojnë se kuzhinieri nga restaurani qebab është përballur me viktimën pasi ky i fundit kishte tentuar të vidhte dy shishe me pije.
Gjatë protestave të organizuara pas vrasjes janë arrestuar 28 persona.
Polakët e zemëruar kanë thyer xhamat e lokalit ku ishte vrarë i rid he kanë hedhur fishekzjarre brenda lokalit.
Raportet thonë se tuniziani e ka pranuar të ketë marrë thikë nga restaurant, por se është ndaluar nga dy burra. Rezultatet e autopsisë janë ende të pritur për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së Daniel R./Arbresh.info
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin