Shteti i Nju Jorkut ka vendosur të ngrejë një statujë në kujtim të Ruth Bader Ginsburg në Brooklyn, ku magjistratja e famshme dhe ikona e feminizmit u rrit, njoftoi sot guvernatori Andrew Cuomo.
Dekanja e Gjykatës Supreme të SHBA-së, e cila vdiq dje në moshën 87-vjeçare, ishte një figurë monumentale e luftës për barazi dhe të gjithë jemi dakord se ajo meriton një monument për nder të saj”, deklaroi i zgjedhuri demokrat në një komunikatë.
Ginsburg la pas një trashëgimi thelbësore juridike, por vdekja e tij provokon një betejë të madhe gjatë javëve të zëvendësimit të saj para zgjedhjeve presidenciale të SHBA.
E njohur për mbrojtjen e saj të palëkundur të të drejtave të grave, Ginsburg zuri vendin e saj në Gjykatën e Lartë në Gusht 1993 dhe u bë një votë kryesore liberale në gjykatë gjatë presidencës së Donald Trump.
Presidenti i SHBA Donald Trump e ka quajtur Ruth Bader Ginsburg një “titane të ligjit’’.
“E njohur për mendjen e saj të shkëlqyeshme dhe disidencën e fuqishme në Gjykatën e Lartë, gjykatësja Ginsburg ka treguar se dikush nuk mund të pajtohet pa qenë i papranueshëm për kolegët ose pikëpamjet e ndryshme,” theksoi Trump në një deklaratë zyrtare në Twitter.
“Pikëpamjet e saj, përfshirë vendimet e njohura në lidhje me barazinë ligjore midis grave dhe personave me aftësi të kufizuara, kanë frymëzuar të gjithë amerikanët dhe brezat e mendjeve të mëdha ligjore’’, shtoi Trump./atsh/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...