Forcat izraelite rrethuan shtëpinë e një personi të dyshuar për sulmin në Tel Aviv.
Një i ri palestinez u qëllua për vdekje nga forcat izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria tha në një deklaratë se pesë palestinezë të tjerë u plagosën kur forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor verior.
Dëshmitarët okularë thanë se forcat izraelite bastisën kampin dhe rrethuan shtëpinë e Raad Hazem-it, njeriu i dyshuar për kryerjen e një sulmi me armë zjarri në Tel Aviv të enjten, në të cilin u vranë tre izraelitë.
Ushtarët izraelitë kërkojnë që familja e Hazem-it të lirojë shtëpinë për ta prishur atë, sipas dëshmitarëve.
Autoritetet izraelite zakonisht shkatërrojnë shtëpitë e sulmuesve të dyshuar palestinezë si formë ndëshkimi.
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...