Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se një në pesë persona në zonat e luftës vuan nga sëmundjet mendore.
“Rreth 22% e njerëzve në zonat e luftës vuajnë nga depresioni, ankthi ose çrregullimet post-traumatike, sipas analizës së 129 studimeve të botuara në revistën mjekësore ‘The Lancet”, thuhet në njoftimin e OKB-së.
Studimi po ashtu tregoi se pothuajse një në 10 persona në zonat e luftës vuan nga sëmundjet e mesme apo të rënda mendore.
“Duket se shkalla e të sëmurëve nga depresioni dhe ankthi është gjithnjë më e madhe te njerëzit më të moshuar. Depresioni është më i zakonshëm tek gratë”, theksohet në njoftim.
Sipas OKB-së, në vitin 2016 ka patur 53 konflikte në 37 vende të botës.
Në botë, në vitin 2016 ka pasur 69 milionë persona të shpërngulur, një numër rekord që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...