Një person i armatosur ka vrarë 10 persona në supermarketin Walmart në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias.
Burri që besohet të jetë menaxheri i dyqanit, hapi zjarr dhe më pas ktheu armën kundër vetes dhe tani është i vdekur, bbc.
Llogaria në Twitter e qytetit Chesapeake shkruan: “Policia konfirmon një incident aktiv të të shtënave me viktima në Walmart”.
Ka pak detaje, por një polic raportoi për jo më shumë se 10 persona të vrarë dhe shumë të plagosur. Asnjë motiv nuk ka dalë.

Zëdhënësi Leo Kosinski tha se të shtënat besohet të kenë ndodhur brenda dyqanit dhe se i dyshuari ka vepruar i vetëm.
Walmart tha se ishte “i tronditur nga kjo ngjarje tragjike” dhe se ishte “duke punuar ngushtë me zbatimin e ligjit”. /arbresh.info/
Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për raportin...
Trazirë në Anfield: Tifozët e Liverpoolit marrin vendim radi...
Policia shqiptare kap 4 shtetase kineze për prostitucion, pr...
Rihapet xhamia Al Aqsa/ Ishte mbyllur pas nisjes së luftës n...
OVL-UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftë...
Kurti udhëton drejt Londrës, merr pjesë në Konferencën për M...