Një person ka sulmuar disa fëmijë nga mosha 8 deri në 16 vjeç me një thikë mishi në një shtëpi në Bensonhurst të Nju Jorkut.
Sipas raportimeve, sulmi ndodhi rreth orës 10:30 të së dielës në një shtëpi në 1671 84 Street, nga ku policia pranoi një telefonatë se brenda kishte dhunë në familje.
Brenda pak minutash, policia arriti në vendngjarje dhe u fut në ndërtesë nga “një fëmijë i palënduar”. Më pas, policia kishte dëgjuar britma që vinin nga ana tjetër e ndërtesës.
Në atë moment, oficerët e policisë u detyruan të rrëzonin derën për t’u futur në apartament. Me të hyrë brenda, oficerët e gjetën veten ballë për ballë me një të dyshuar “duke mbajtur një thikë të madhe mishi të mbuluar me gjak”.
“Oficerët e urdhëruan të dyshuarin që të hidhte armën disa herë”, thanë nga policia, mirëpo ai refuzoi dhe u nis drejt tyre. Dy oficerë hodhën armët e tyre të zjarrit, duke qëlluar gjithsej shtatë fishekë mes tyre.
Plumbat më pas sipas Daily Mail, goditën të dyshuarin, duke i dhënë kështu fund kërcënimit.
Në vendngjarje u gjetën katër vajza të moshës 16, 13, 11 dhe 8. Fëmijët kishin plagë të rënda, prerje dhe therje.
Viktimat u dërguan në spital për trajtim të mëtejshëm, ndërkohë i dyshuari ka mbetur me lëndime të rrezikshme për jetën./Klankosova.tv
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...