Një burrë që mbante dy shpata në duar dhe kërcënonte policët në një qytet të Francës, është plagosur rëndë pasi efektivët e qëlluan.
Ngjarja ndodhi në një rrugë të frekuentuar në Vitry-sur-Seine, afër Parisit, në orën 17:40, kur burri kërcënoi drejtpërdrejt oficerët e policisë dhe refuzoi të ulte armët.
Mediat raportojnë se një oficer policie në detyrë e vuri re burrin duke mbajtur një shpatë në secilën dorë.
Një ekip i policëve ka intervenuar por i dyshuari ka kërcënuar policinë duke iu afruar oficerëve. Më pas një oficer policie e qëlloi dy herë me armën e shërbimit.
Punonjësi i policisë që hapi zjarr ishte edhe ai që i dha ndihmën e parë agresorit, ndërsa u asistua më pas nga zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës. Pista e një sulmi të mundshëm terrorist duket se është përjashtuar, por prokuroria publike e Créteil, po e mban çështjen nën shqyrtim.
Autori sakaq ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën./a2cnn
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...