Një aeroplan i ushtrisë është rrëzuar në Bullgari gjatë përgatitjeve për shfaqjen ajrore në shkallë të gjerë më 14 shtator për të kremtuar e 20 vjetorit e anëtarësimit të Bullgarisë në NATO.
Aeroplani stërvitor L-39 u rrëzua në bazën ajrore Graf Ignatievo ndërsa kryente një manovër komplekse në një lartësi jashtëzakonisht të ulët. Gjatë aksidentit katapulta nuk është aktivizuar, përkatësisht parashutat nuk janë hapur, thonë burimet e BNT.
Por Ministria e Mbrojtjes nuk pranoi të komentojë nëse dy pilotët që kontrollonin aeroplanin i mbijetuan përplasjes.
Për shkak të rrëzimit të aeroplanit ushtarak L–39 ZA, shfaqja ajrore në bazën e tretë ajrore “Graf Ignatievo” është anuluar me urdhër të ministrit në detyrë të Mbrojtjes Atanas Zapryanov.
Një hetim është duke u zhvilluar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./rtk
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...