Një aeroplan AHÜRKUŞ-B u rrëzua në Ankara të hënën gjatë një fluturimi stërvitor.
Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, dy pilotët e aeroplanit bënë një kërcim emergjent me parashut para përplasjes dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Ndërkohë siç thuhet më tej, ekipet e shpëtimit u dërguan në rrethin Beypazarı të Ankarasë menjëherë pas rrëzimit.
“Në orën 3 pasdite, një nga aeroplanët tanë Hürkuş u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor. Gjendja shëndetësore e të dy pilotëve është e mirë. Ne po hetojmë arsyet e përplasjes”, thuhet në një deklaratë të Turkish Aerospace Industries Inc. (TUSAŞ/TAI).
Avioni HÜRKUŞ-B – i cili ishte projektuar dhe përmirësuar nga TAI dhe shtuar në inventarin e Forcave Ajrore Turke në vitin 2018 – thuhet se është më i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës se versioni i mëparshëm, HÜRKUŞ-A.
HÜRKUŞ-B do të përdoret për të trajnuar pilotët me shumë karakteristika të tij, duke përfshirë edhe fluturimet natën. /Telegrafi/
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan