Policia franceze ka arrestuar nënën e një djali 10-vjeçar, trupi i të cilit u gjet i futur në një valixhe, thanë prokurorët.
Trupi u gjet të enjten në qytetin Ferrieres-en-Brie në lindje të Parisit.
Nëna, 33 vjeçe, të cilën policia e kishte kërkuar që kur partneri i saj sinjalizoi alarmin, u arrestua në qytetin e afërt Choisy-le-Roi në shtëpinë e një anëtari të familjes, thanë prokurorët rajonalë, shkruan AFP.
Shqetësimi fillimisht ishte shkaktuar pasi gjaku u gjet në shtëpinë e familjes dhe autoritetet filluan menjëherë një operacion kërkimi.
Hetimet çuan në zbulimin e trupit të fëmijës “të fshehur në një valixhe me rrota, në një kosh plehrash” afër shtëpisë së familjes, tha Laureline Peyrefitte, prokurorja publike nga qyteti i Meaux.
“Ai kishte disa plagë të rënda, me shumë gjasa të shkaktuara nga një goditje me thikë”, shtoi ajo. Andaj është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes./arbresh.info/
Legjenda e Romës, Francesco Totti pranë rikthimit në klub me...
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...