Sot, ka filluar raundi i dytë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Rusisë në Stamboll.
Një delegacion i SHBA mbërriti në Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Stamboll në orën 9.45 të mëngjesit me orën lokale për bisedime për të normalizuar operacionet e ambasadave midis dy vendeve, raporton Anadoly.
Të martën, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA, Tami Brus tha se delegacionet do të takohen për një raund të dytë bisedimesh në Stamboll për të adresuar përpjekjet për “stabilizimin e mëtejshëm të operacioneve të misioneve të tyre dypalëshe”.
Duke thënë se “nuk ka çështje politike apo të sigurisë në rendin e ditës”, ajo theksoi se çështjet që lidhen me Ukrainën “absolutisht nuk janë në axhendë”.
Delegacioni rus do të udhëhiqet nga ambasadori rus në SHBA Aleksandër Darçiev, ndërsa delegacioni amerikan nga zëvendësndihmës sekretarja Sonata Coulter.
Para takimit, Darçiev njoftoi se tashmë është bërë njëfarë progresi në një sërë çështjesh.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir