Nis funerali për pesëvjeçarin që vdiq i bllokuar në pus

15:22 | 7 Shkurt 2022
A Z

Maroku po zhvillon një funeral për “Rayanin e vogël”, një djalë pesë vjeçar që vdiq pasi mbeti i bllokuar në një pus për katër ditë.

Rayan Oram ra në pusin 32 metra më 1 shkurt, duke shkaktuar përpjekje të mundimshme për ta shpëtuar atë.

Qindra njerëz u mblodhën te pusi, me përpjekjet e shpëtimit që ngjallën vëmendjen e mediave në mbarë botën.

Funerali i tij po mbahet në fshatin e tij në malet veriore Rif ku ndodhi tragjedia, shkruan BBC, transmeton arbresh.info