Nigeria ka shpërndarë trupa shtesë dhe aeroplanë për të kërkuar 110 vajza që besohet se janë rrëmbyer nga militantët e Boko Haramit, javën e kaluar.
Vajzat janë zhdukur pasi xhihadistët kanë sulmuar shkollën e tyre në qytetin Dapçi, më 19 shkurt.
Presidenti Muhamadu Buhari tha se kjo është një “katastrofë kombëtare” dhe u kërkoi falje familjeve të vajzave.
Sulmi ndodh katër vjet pasi militantët kanë rrëmbyer mbi 270 vajza nga një shkollë në qytetin Çibok.
Shumica e tyre tani janë liruar, por besohet se disa janë ende në robëri.
Boko Haram ka nisur kryengritjen në Nigeri qysh në vitin 2009. Mbi 20,000 njerëz janë vrarë dhe dy milionë të tjerë janë zhvendosur si pasojë e dhunës./REL/
Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike
Mercedes shqyrton prodhimin e armëve: Bota është bërë e papa...
MRI-ja e re zbulon detaje të syrit dhe trurit që deri tani i...
5 shenja se lëkura po humb kolagjen dhe si ta ngadalësoni kë...
Alis ngjitet në skenën e Eurovision me “Nan” – një per...
Bloomberg: Kosova po ndërton ushtrinë ndërsa vazhdon betejën...