Komisioni Zgjedhor i Nigerisë anuloi zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare për 7 ditë, duke theksuar si shkak problemet logjistike dhe operacionale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendimi erdh pas takimit të anëtarëve të kreut të Komisionit të Pavarur Kombëtar të Zgjedhjeve, i cili u mbajt pas raportit se mungojnë materialet zgjedhore në shumë shtete.
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duhej të mbaheshin sot. Zgjedhjet për guvernatorët dhe asambletë shtetërore u planifikuan për 2 mars, por edhe mbajtja e tyre është prolonguar në 7 ditë.
“Pas shqyrtimit me kujdes të zbatimit të planit logjistik dhe operativ si dhe vendosmërisë për të mbajtur zgjedhje të lira, të ndershme dhe të besueshme, komisioni arriti në përfundimin se vazhdimi i procesit zgjedhor sipas planit nuk është më i realizueshëm”, thuhet në kumtesën e INEC të lëshuar sot në mëngjes.
Më tej thuhet se ky ishte një vendim i vështirë, por se ishte i domosdoshëm për zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve dhe konsolidimin e demokracisë në Nigeri.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...