Një tjetër akt dhune ka tronditur Nigerinë qendrore. Persona të armatosur kanë rrëmbyer 28 udhëtarë myslimanë që po shkonin drejt një aktiviteti islamik vjetor në shtetin Plateau.
Sipas autoriteteve, autobusi ku ndodheshin viktimat, mes tyre gra dhe fëmijë, u zunë pritë të dielën në mbrëmje ndërsa udhëtonte mes fshatrave. Zëdhënësi i policisë, Alabo Alfred, tha se forcat e sigurisë janë dislokuar në zonën e prekur për të shpëtuar të rrëmbyerit.
Një gazetar nga Plateau raportoi se familjet e viktimave kanë filluar të marrin kërkesa për shpërblim. Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi autorët e mundshëm. BBC shkruan se rrëmbimet për shpërblim nga bandat kriminale, të njohura si “banditë”, janë bërë fenomen i zakonshëm në veri dhe qendër të Nigerisë.
Ky incident vjen vetëm një ditë pas lirimit të 130 nxënësve dhe mësuesve të rrëmbyer muajin e kaluar në një shkollë katolike në shtetin Niger. Ndryshe nga kryengritja islamiste në verilindje të vendit, ku grupet xhihadiste po luftojnë shtetin prej më shumë se një dekade, rrëmbimi në Plateau lidhet me bandat kriminale që veprojnë për përfitime financiare.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë