Prifti ortodoks rus, Gleb Grozovsky, është dënuar me 14 vite burgim në qytetin Priozersk, pas akuzave për ngacmim fëmijësh.
Gjykata në veriperëndim të qytetit rus, ka njoftuar sot për vendimin kundër priftit.
Gjykata e ka gjetur fajtor Grozovsky, për kryerje të marrëdhënieve seksuale me vajza të mitura në verën e vitit 2011, në një kamp fëmijësh në Ishullin Konevets afër Priozersk.
Në atë kohë, Grozovsky, ka qenë prift në një katedrale jashtë Shën Petersburgut.
Gjykata po ashtu e ka gjetur fajtor priftin edhe për marrëdhënie seksuale me vajza të mitura në një kamp në Greqi në qershor të vitit 2013, kur ai ishte famulltar i një kishe.
Rusia kishte nisur një fletë-arrest për Grozovsky në tetor të vitit 2013. Ai është ekstraduar nga Izraeli në Rusi në shtator të vitit 2016./Rel/
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...