Kryeministrja britanike Theresa May urdhëroi nisjen e një hetimi lidhur me pretendimet se një prej ministrave të saj i ka kërkuar sekretares të blejë lodra seksi për të, mes përpjekjeve kundër kulturës së shantazheve seksuale në politikë.
Sipas britanikes “Daily Mail”, Mark Garnier, ministër për tregtinë ndërkombëtare, i kërkoi sekretares së tij Caroline Edmondson të blinte dy vibratorë dhe gjithashtu ju referua asaj në mënyrë seksuale. Vete Garnnier i tha gazetës se komenti ishte pjesë e një bisede argëtuese lidhur me një program televiziv dhe se kërkesa drejtuar gruas ishte thjesht një shaka. Por sekretarja i mohoi pretendimet e zyrtarit të lartë. Ministri i Shëndetësisë Jeremy Hunt tha të dielën se Kryeministrja May i kishte kërkuar autoriteteve të zbulojnë nëse Garnier ka shkelur kodin e sjelljes së ministrave.
“Nëse do të rezultojë i vërtetë, incidenti është totalisht i papranueshëm. Autoritetet do të hetojnë nëse ka pasur shkelje të kodin ministerial. Prindërit e atyre studentëve që shpresojnë të gjejnë një punë në Westminster duhet të kenë besim se ata nuk do të bëhen shënjestër të sjelljeve të tilla”, tha Jeremy Hun, ministër i Shëndetësisë.
Raportimet për sjellje të papërshtatshme në politikën britanike e në industri të tjera, vërshuan pas lumit të akuzave kundër producentit hollivudian Harvey Weinstein.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania