Gjatë sulmeve terroriste dhe përleshjeve në Irak, në nëntë muajt e kaluar kanë vdekur 6.238 njerëz, ndërsa 14.933 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, ka shpalosur në Parlamentin e Irakut raportin për bilancin e të pësuar-ve, në të cilin theksohet rritje e sulmeve terroriste mbi popullsinë civile, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raport, thuhet se bilanci i vitit të kaluar ka qenë 12.282 të vdekur dhe 23.126 të plagosur, ndërsa një vit më herët 8.645 të vdekur dhe 23.460 të plagosur.
Misioni i Kombeve të Bashkuara për Përkrahje në Irak (UNAMI) në raportin e tij shënon se gjatë muajit shtator, si pasojë e dhunës në Irak kanë vdekur 1.325 njerëz, ndërsa 1.811 të tjerë kanë mbetur të plagosur
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...
Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mb...
Porositi vrasjen e Marius Hasallës, dënohet me 25 vite burg ...
Me ftesë të Presidentit të Emirateve, Presidentja Osmani udh...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryet...