Ministria spanjolle e Shëndetësisë ka vendosur ta trajtojë si grip koronavirusin.
Sipas vendimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen dhe Strategjinë e Shëndetit Publik që kanë hyrë në fuqi sot, rastet e vogla apo asimptomatike të COVID-19 nuk do të jenë më brenda karantinës së detyrueshme, transmeton portal arbresh.info
Edhe pse vendimi i karantinës vlen ende për ata që punojnë në punë strategjike si qendrat shëndetësore, shtëpitë për të moshuarit, apo burgjet, punonjësit në të gjitha industritë e tjera do të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme edhe nëse janë të infektuar me Covid.
Për personat e infektuar me Covid që punojnë në punët e lartëpërmendura, karantina do të zgjasë vetëm 5 ditë.
Në rastet kur simptomat janë “të moderuara” ose “të larta” tek ata që rezultojnë pozitivë me koronavirus, do të përdoret pushimi në shtëpi sipas konstatimeve të mjekëve të familjes.
Të bindur se faza e rëndë e koronavirusit është kapërcyer, ekspertët spanjollë të shëndetësisë kanë njoftuar se tani e tutje, vetëm ata që po trajtohen në spital dhe ata nga grupet vulnerabël (të moshuar dhe të sëmurë kronikë) do të marrin trajtim më të fokusuar.
Nga 10 shkurti Spanja hoqi detyrimin për mbajtjen e maskave në ambiente të hapura.
Në Spanjë, ku janë raportuar 11.4 milionë raste që nga fillimi i epidemisë, 102.392 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi./AA/arbresh.info/
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju