Nga data 27 korrik nisin fluturimet direkte nga midis Moskës dhe Phenianit.
Lajmi u komunikua nga Ministria Ruse e Transportit, e cila sqaroi se Nordwind Airlines do të operojë një fluturim çdo muaj dhe koha e itinerarit do të jetë afërsisht tetë orë. Vendimi vjen pas miratimit të kohëve të fundit nga Rosaviatsiya për udhëtime të rregullta ajrore midis dy vendeve.
“Kjo është hera e parë që kryeqytetet e Rusisë dhe të Koresë së Veriut do të lidhen me fluturime direkte”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se shërbimi synon të ndërtojë gradualisht një kërkesë të qëndrueshme.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Moska dhe Pheniani po punojnë për të zgjeruar lidhjet ajrore, pas rifillimit të shërbimeve hekurudhore në qershor./rtsh.al/
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...