Departamenti i SHBA-ve ka thënë që nga 1 shtatori ndalohet udhëtimi i amerikanëve në Korenë e Veriut, transmeton arbresh.info.
Të gjithë shtetasit amerikanë duhet të largohen që atje para 1 shtatorit, përfshirë këtu edhe gazetarët dhe punonjësit për të drejta njerëzore, ka komunikuar një zyrtarë i departamentit të shtetit.
Ky vendim është marrë si shkak i rrezikut që u kanoset amerikanëve në Korenë e Veriut.
Ndalimi i udhëtimit për në Korenë e Veriut është bërë në kohën kur të dy vendet janë në një krizë dhe marrëdhëniet e tyre janë në shkatërrim e sipër.
Korea e Veriut është vendi i vetëm në botë ku amerikanët nuk mund të shkojnë./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...