Irani do ta pranonte ftesën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për një takim së shpejti nëse ndodh, ka raportuar New York Times, duke cituar një zyrtar të lartë iranian. NYT-i raporton se ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, do ta pranonte një takim të tillë për të diskutuar armëpushimin me Izraelin.
Trumpi, i cili më parë ka lënë të kuptohet se dëshiron që bisedimet të përqendrohen në programin bërthamor të Iranit, ka thënë të hënën se mund të dërgojë të dërguarin e SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ose zëvendëspresidentin JD Vance për t’u takuar me zyrtarët iranianë.
Sipas mediave amerikane, Witkoffi ka qenë në kontakt me Araghchin me qëllim vazhdimin e negociatave midis SHBA-së dhe Iranit.
Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, pati mohuar deklaratat e Trumpit se kinse kanë kërkuar takim në Shtëpinë e Bardhë.
“Nuk do të dorëzohemi”, ka thënë Khamenei.
E ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Saar, u tha gazetarëve se nuk ka “negociata” me Iranin dhe se fushata ushtarake e Izraelit “do të vazhdojë derisa të arrijmë qëllimet tona”.
Megjithatë, deklaratat e të dyja palëve shihen kryesisht si forma presioni dhe jo si qëndrime përfundimtare.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...