Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar përsëri për rrezikun që Teherani të ketë armë bërthamore, ndërsa vizitoi qytetin Bat Yam, vendi ku raketat iraniane vranë të paktën katër persona, raporton CNN transmeton Arbresh.info.
“Jemi këtu sepse jemi në një fushatë ekzistenciale, e cila është e qartë sot për të gjithë qytetarët e Izraelit. Mendoni se çfarë mund të ndodhte nëse Irani do të kishte armë atomike për t’i hedhur mbi qytetet izraelite. Mendoni se çfarë mund të ndodhte nëse Irani do të kishte 20,000 raketa të tilla”, tha Netanyahu.
“Irani do të paguajë një çmim shumë të lartë për vrasjen e qëllimshme të qytetarëve tanë, grave dhe fëmijëve. Ne gjithashtu do t’i arrijmë objektivat tona dhe do t’i godasim ata me forcë. Ata do ta ndiejnë fuqinë e krahut tonë”, shtoi ai.
Udhëheqësi izraelit u bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen udhëzimeve të komandës së frontit të brendshëm kur u jepet urdhër për t’u strehuar brenda, duke thënë: “Kjo do t’ju shpëtojë jetën”.
Vizita e kryeministrit vjen pasi Presidenti izraelit Isaac Herzog vizitoi vendin e përplasjes për t’u takuar me ekipet e ndihmës së shpejtë dhe banorët.

Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...