Presidenti Donald Trump e kupton ‘rrezikun’ e marrëveshjen bërthamore me Iranin, tha kryeministri izraelit, duke shtuar se Izraeli do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar Iranin nga marrja e armëve atomike.
Irani ra dakord me fuqitë botërore në vititn 2015 për të kufizuar aftësinë e tij për pasurimin e uraniumit në këmbim me heqjen e disa sanskioneve ekonomike, transmeton arbresh.info.
Trump gjatë fushatës presidenciale është zotuar të do të shfuqizojë marrëveshjen, por ende nuk është e qartë se cfarë vendimi do të merr ai pasi tashmë zyrtarisht e ka marrë detyrën.
Netanyahu e ka kundërshtuar me forcë marrëveshjen, duke argumentuar se ajo nuk do të ndalojë Iranin nga marrja e armëve bërthamorë ‘që përbëjnë kërcënim real për Izraelin’.
Kryeministri izraeli është shprehur optimist se Presidenti Donald Trump do të ndërmarrë hapat e duhur në lidhje me këtë marrëveshje.
Komentet e tij vijnë para vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë në fillim të shkurtit, vizitë e cila sipas Izraelit do të hap rrugën për lidhje më të ngushta me administratën e Donald Trump./Arbresh.info
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...
“Çmendet” Man Unitedi, gati ofertën 200 milionëshe për Jude ...
Zjarrfikësit japin detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjar...
Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...