Në një deklaratë të publikuar përmes video-mesazhit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi nisjen e një operacioni ushtarak të ri, të quajtur “Luani në Ngritje”, i cili sipas tij ka për synim të zmbrapsë kërcënimin e drejtpërdrejtë iranian ndaj “vetë mbijetesës së Izraelit”.
Netanyahu theksoi se forcat izraelite kishin shënjestruar shkencëtarë iranianë që, sipas tij, punojnë për zhvillimin e një bombe bërthamore. Ai paralajmëroi se sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.
Ndrushe, tensionet midis Izraelit dhe Iranit janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, pas shkëmbimeve të ashpra mes zyrtarëve të të dyja vendeve dhe incidenteve të përsëritura ushtarake në rajon. Irani ka mohuar vazhdimisht se po zhvillon armë bërthamore, duke insistuar se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore. Megjithatë, Izraeli e ka konsideruar vazhdimisht atë si kërcënim ekzistencial./BBC
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit